Hoxhaj e jep nji lajm të madh për takimin e nesërm

Zavendëskryetari i PDK ka thanë se kryesia ka pase nji takim të gjatë ku kanë diskutue për situatën politike në vend rreth formimit të institucioneve.

Hoxhaj ka thanë se PDK qëndron mbas propozimit të kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, që ai të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka thanë se nesër kanë me shkue në takim me përfaqësuesit e partive politike për me gjetë nji zgjidhje.

“Nesër në takim me subjektet politike kemi me bisedue për me arritë koncensus për seancën… Koalicionit PDK-AAK-Nisma i takon propozimi për kryetar të Kuvendit dhe na e kemi kandidatin e që asht kryetari Kadri Veseli”, ka thanë Hoxhaj.