Hoxhaj e krahason Dacic’in me nji diktator serb!

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj asht përplas me shefin e diplomacisë serbe Ivica Dacic gjatë nji takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të Visegradit dhe Ballkanit në Warsaw të Polonisë.

Ai e ka krahasue me Slobodan Miloshevic’in sjelljen dhe diskursin e Dacic në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për me pengue Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjinova me pa Dacicin e rikthyem. E mbaj mend atë në vitet 90’ta kur ishte zadhanës i Miloshevic’it, i nji regjimi që i ka ba aq dame Ballkanit dhe Kosovës. Asht për keqardhje kur e shoh Ivica Dacic si flet dhe sillet. Deshti apo jo, Kosova asht e pamvarun dhe ka me qenë çdo herë e tillë” ka thanë Hoxhaj.
“Serbia asht përgjegjëse për katër lufta si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës dhe Kosovës dhe asnjiherë nuk e kanë marrë përgjegjësinë! Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi” ka theksue Hoxhaj.

Në njoftimin e MPJ’së që i asht dergue mediave, Dacic në fjalimin e tij ma shumë ishte ankue në BE se herë përpiqet me trajtue Kosovën si gjoja rast të veçantë e n’anën tjetër këtu në Warsaw e trajton si shtet.

Veçmas Dacic’it i ka pengue takimi i javës së kaluem i Stabillizim Asocimit Kosovë-BE në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm nga Europa Qendore dhe Juglindore janë mbledh në Warsaw ku diskutohen sfidat e sigurisë së rajonit dhe nevoja e bashkëpunimit me BE’n me qellim të parandalimit të kercënimeve të shumta.

Në takim pritet me marrë pjesë edhe Federica Mogherini.

Takimi asht ftue nga Ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski.

Vendeve të Visegradit si Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Hungarisë u janë bashkue edhe ministrat nga vendet e Ballkanit perfshi edhe Hoxhajn.

Temat që priten me u diskutue kanë të bajnë me migracionin, krimin e organizuem, radikalizmin, terrorizim dhe kercënimet të ndryshme.