Hoxhaj i reagon Dacic’it

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reague ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic, lidhun me qëllimet e Serbisë në dialogun e mbrendshëm për Kosovën.

Hoxhaj ka thanë se nëse dialogu nuk çon drejt njoftjes së Kosovës shtet i pamvarun, atëherë ai asht i destinuem me dështue.

“Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daciq: nëse dialogu i brendshëm nuk ka për qëllim njohjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë është i barasvlershëm me dështimin. Dhe nëse Serbia vazhdimisht bën fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çfarë normalizimi po flasim?”, ka shkrue Hoxhaj në Twitter.

Lexo edhe:

Dacic: S’asht qëllimi i dialogut njoftja e Kosovës!