Hoxhaj: Kosova përkrah Turqisë në këto momente të vështira!

enverhoxhaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes nji statusi në Facebook u ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave që mbetën të vramë nga sulmi i mbramshëm në Gazintep të Turqisë.

Gjithsej 50 persona u raportue se kanë mbet të vramë dhe 100 të tjerë janë plagos.

Hoxhaj në status ka shkrue se populli i Kosovës përkrahë Turqinë në këto momente të vështira.

Qe statusi i plotë:
Jam thellësisht i tronditur dhe e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Gaziantep të Turqisë.

Shpreh ngushëllimet e mija dhe qeverisë së Kosovës për jetërat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre. Kosova dhe populli i saj janë përkrah Turqisë dhe solidarizohen në këto momente të vështira. EH