Hoxhaj: Kosova të pranohet në OKB dhe të njihet nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thanë se në fund të dialogut me Beogradin, Kosova duhet me u ba anëtare e OKB.

Në nji intervistë për të përditshmen vieneze “Der Standard”, Hoxhaj ka theksue se nuk duhet me u folë ma për çashtje teknike, mbasi dialogu me mbështetjen e SHBA’ve dhe BE’s ka me shkue në fazën finale ku Kosova ka me fitue vendin e saj në OKB si dhe pranimin nga ana e Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Ka vende në botë që nuk e njohin nji shtet, mirëpo nuk e bllokojnë anëtarësimin e tyne në OKB. Kosova dhe Serbia janë fqije dhe njohja reciproke duhet me ndodhë”, asht shprehë ai.