Hoxhaj kundër Jeremic’it për Sekretar të OKB’s: S’asht njeriu i duhun!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se ish ministri i jashtëm i Serbisë nuk asht njeriu i duhun për me drejtue OKB’n në kohën kur mbështetja e kandidaturës së tij për këtë post asht rrit në New York.
Në nji deklaratë për KALLXO.com, pak ditë mbasi Jeremic doli i dyti me mbështetje në rrathët fillestarë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB’s për sekretar të përgjithshëm të kësaj organizate, ministri Hoxhaj tha se historia e ban diplomatin serb të papërshtatshëm për postin që po e synon.

“Si ministër i jashtëm i Serbisë ka lobue proaktivisht kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, ka kundërshtue politikën amerikane dhe europiane në Kosovë, perfshi këtu edhe ndërhymjen humanitare të NATO’s, si dhe ka kundërshtue propozimin e emisarit të OKB’s për zgjidhjen e statusit final të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Simbas tij, këto qendrime destruktive të Jeremic’it e bajnë atë kandidatin ma të pavolitshëm të mundshëm për me çue përpara doktrinën e pergjegjësisë për me mbrojt OKB’në dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve që kjo organizatë promovon”, u shpreh ai.