Hoxhaj: Ky asht kushti i PAN’it për me marrë pjesë në seancë

Koalicioni PAN nuk merr pjesë në seancë konstituive kurdo që caktohet ajo, mirëpo, merr pjesë vetëm nëse mbahet simbas kushteve të tyne.

Kështu asht deklarue për Indeksonline nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thanë që qendrimi i tyne nuk ndryshon, derisa nuk ndryshon mbajtja e seancës.

Simbas tij, ata marrin pjesë në seancë, vetëm nëse subjektet politike iu përmbahen kushteve, të cilat u banë të dituna dje gjatë takimit me shefat e grupeve parlamentare të partive.