Hoxhaj: Ky ka me qenë efekti i daljes së Britanisë nga BE’ja!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksue se “vota britanike për dalje nga BE’ja” ka me sjellë paqartësi me efekte të drejtpërdrejta “në politikën e zgjerimit të BE’s”.

Në nji bisedë me Radion Evropa e Lirë, ministri Hoxhaj tha se vota e qytetarëve britanikë asht “nji votë e shtetit sovran” dhe simbas tij “i takon Britanisë së Madhe me vendos për rregullimin e marrëdhanieve me nji bashkësi politike, siç asht Bashkimi Europian”.

“Asht nji kapituill i ri, i cili sjellë paqartësi dhe i cili ka me pasë edhe efekte direkte sa i takon politikës së zgjerimit të BE’s, qoftë në Ballkan, qoftë edhe në Europën Lindore”, tha Hoxhaj.

Simbas tij, Bashkimi Europian ka me qenë i detyruem që gjatë viteve të ardhshme “me u marrë ma shumë me problemet e konsolidimit të tij të mbrendshëm dhe rirregullimit të raportit me Britaninë e Madhe, me procesin e daljes së saj, se sa me temat, për të cilat qytetarët në Kosovë, apo qytetarët në Rajon, presin se a duhet me u marrë Bashkimi Europian.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka thanë se marrëdhaniet ndërmjet BE’s dhe Britanisë së Madhe nuk kanë me reflektue në relacionet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor.

“Mendoj se paqja, siguria, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal kanë me qenë në nivelin dhe naltësinë e njajtë. BE’ja ka me pasë situata, ngjarje dhe procese të mbrendshme, me të cilat duhet me u marrë, përderisa vendet e Rajonit kanë me i vazhdue reformat e tyne, kanë me qenë të përkushtueme që me i modernizue shoqnitë e tyne, ekopnomitë e tyne, jetën e tyne publike e politike”, tha ministri Hoxhaj.