Hoxhaj lobon për njohje në Konferencën e Francofonia në Madagascar

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtue dje për në Madagascar, ku ka me marrë pjesë në sesionin e 32’të të Konferencës Ministrore të Francofonisë.

Hoxhaj ka me marrë pjesë në samitin dy-ditor të Francofonisë, në të cilin, Kosova qe dy vjet asht anëtarësue si shtet vëzhgues.

Para se të nisej për në Madagascar, Hoxhaj ka pasë nji takim koordinues me ambasadorët e vendeve frankofone në Kosovë, me ç’rast ministri Hoxhaj ka deklarue se Francofonia asht organizatë shumë e randësishme për Kosovën dhe synon që këtë bashkëpunim me thellue në projekte konkrete.