Hoxhaj me lajm të mirë: Nji shtet ka marrë vendim për njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka theksue se njohja universale e pamvarësisë dhe sovranitetit të Kosovës mbetet prioritet i politikës së jashtme të Kosovës.

Derisa ka theksue se MPJ po ban përpjekje të mëdha për shtimin e numrit të njohjeve, Hoxhaj ka thanë se “deri në fund të vitit Kosova ka me marrë edhe tri njohje të reja, dhe nji vend tashma e ka marrë vendimin, dhe asht çashtje javësh kur ata kanë me ba shpalljen”.

Ai asht shpreh ndër të tjera se Kosova ka me vazhdue lobimin për njohje individuale dhe fuqizimin e marrëdhanieve bilaterale me vendet që kanë njoft shtetësinë e Kosovës.