Hoxhaj n’Austri: Liberalizimi i vizave deshmi e përkushtimit Kosovë-BE!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, asht tue qendrue për vizitë zyrtare në Austri, ku pritet të ketë nji agjendë të ngjeshun takimesh dhe ligjëratash.

Gjatë mbasdites së djeshme, Hoxhaj ka mbajt nji ligjëratë në Institutin Austriak për Marrëdhanie Ndërkombëtare me temën “Ballkani Perëndimor pas BREX’it: Si Kosova po përballet me paqartësitë e zgjanimit të BE’s” ku kanë marrë pjesë personalitete të randësishme austriake, perfshi edhe diplomatët e njohun, Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch.

Në ligjëratë, Hoxhaj ka thanë se ndër prioritetet ma strategjike për Kosovën asht anëtarësimi në BE meqë ky anëtarësim sjell siguri politike për ekzistencën e shtetit të pamvarun dhe siguri për zhvillim ekonomik dhe ndryshim shoqnor.

“Liberalizimi i vizave asht nji qellim madhor për neve, meqë nuk jemi vetëm shteti ma i ri në kuptimin politik por edhe shoqnia ma e re në aspektin demografik. Gjatë dy dekadave të lirisë dhe të pamvarësisë, në Kosovë ka ndodh nji ndryshim i madh social dhe nji popull i ri me këto ndryshime duhet me gëzue nji të drejtë të tillë. Na do t’i përmbushim në vend të gjitha kriteret dhe shpresojmë shumë që BE ka me marrë vendimin e drejt dhe të shumëpritun”, ka thanë Hoxhaj.