Hoxhaj n’Austri: Serbia duhet me njoftë pamvarësinë e Kosovës

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Austri ku po merr pjesë në Samitin e Salzburg’ut “Gjenerata e re e shteteve anëtare të BE”, e cila asht e fokusueme në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e anëtarësimit të këtyne shteteve në Bashkimin Europian.

Në këtë samit, Hoxhaj merr pjesë së bashku me Komisionerin për Zgjanim dhe Fqijësi të Mirë, Johannes Hahn, zv.kryeministrin e Austrisë, Wolfgang Brandstetter, si dhe nga rajoni, ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Ditmir Bushati, ai i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, si dhe ministrat e integrimeve europiane të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Në fjalën e tij në panelin për shtetet e Ballkanit Perëedimor, Hoxhaj ka thanë se duhet të adresohen tri çashtje historike në mënyrë që të sigurohet ecja përpara e shteteve të Ballkanit drejt integrimit të plotë në BE.

“Pa adresimin e tri sfidave historike sikurse janë njoftja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, çashtja e emnit të Maqedonisë, si dhe forcimi i nji shteti funksional të Bosnje Hercegovinës nuk mundet me pasë ecje përpara dhe integrim të plotë të shteteve të Ballkanit në BE”, ka thanë Hoxhaj.

“Asht mirë që në Serbi ka nji dialog të mbrendshëm dhe asht çashtje e tyne e mbrendshme, mirëpo Kosova asht temë e politikës së jashtme të Serbisë dhe Serbia duhet me njoftë plotësisht pamvarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thanë Hoxhaj.

Shperndaje në: