Hoxhaj: Në fund të vitit, lajme të mira

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, ka zhvillue edhe disa takime bilaterale me homologë të vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të SHBA’ve dhe vendeve që nuk e kanë njoft Kosovën.

Simbas njoftimit të MPJ, në takimin me ministrin e jashtëm kroat, Miro Kovac, Hoxhaj ka kërkue përkrahjen e Kroacisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe nevojën e intensifikimit të marrëdhanieve bilaterale në shumë fusha.

Hoxhaj asht shprehë për nji rol ma të madh të Kroacisë në rajon si shtet anëtar i BE’s.

Nji takim tjetër, Hoxhaj e ka zhvillue edhe me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin kanë diskutue për nji sërë çashtjesh dhe përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

“Takime shumë përmbajtësore që rikonfirmuen edhe njiherë miqësinë dhe përkrahjen e parezervë që kemi nga Kroacia dhe Hungaria. Kërkova mbështetjen e tyne në procesin e liberalizimit të vizave dhe për nji sërë çashtjesh tjera të karakterit bilateral. Jam shumë optimist për nji fundvit të lajmeve të mira”, ka thanë Hoxhaj