Hoxhaj në Munich: Flet për potencialet investuese në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj mbas perfundimit të vizitës në Suedi po qendron në Munich të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizueme nga dhomat e tregtisë të Munich dhe Bavarisë së Epërme, si dhe qeverisë së këtij shteti.

Pjesëmarrës asht edhe ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Ditmir Bushati dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Në fjalën e tij, Hoxhaj ka thanë se Kosova asht tue punue intensivisht në dy procese paralele që kanë të bajnë me zhvillimin ekonomik të saj, ku ban pjesë pjesëmarrja dhe prezentimi i potencialeve në forume ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit përfshi edhe këtë që aktualisht po mbahet, si dhe në kuadër të Procesit të Berlinit ku deri tash Kosova ka përfitue disa projekte të randësishme.

Së dyti, Kosova në agjendën e saj bilaterale ka takime të veçanta me shtete ku vazhdimisht promovon diplomacinë ekonomike dhe në fokus janë organizimi i forumeve të perbashkëta ekonomike.

“Institucionet e Kosovës janë tue punue intensivisht për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.

Aktualisht janë dy procese paralele me prioritet që edhe na si MPJ po i shtyjmë përpara.

E para asht puna në forume të përbashkëta ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit dhe me përkrahjen e BE’s dhe qeverive të tjera për me përfitue projekte të perbashkëta.

N’anën tjetër, në agjendën bilaterale kemi takime veç e veç me shtete për promovimin e investimeve direkte në Kosovë dhe forcimin e marrëdhanieve në mes shteteve, ku prioritet asht organizimi i forumeve të përbashkëta”, ka thanë Hoxhaj.

Mbas takimeve që ka me i zhvillue në Mynih, Hoxhaj së bashku me Ministrin Bushati kanë me përurue hapjen e Konsullatës së përbashkët Kosovë-Shqipni në Mynih të Gjermanisë, si nji nga zotimet e dala nga mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.

 

2-hoxhaj-munich

 

1-hoxhaj-munich

 

3-munich

 

4-munich