Hoxhaj në NATO, qe qysh u prit atje!

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvillue nji vizitë në Bruksel, në selinë e NATO’s, ku asht prit në kapacitet privat, mbasi kjo organizatë dihet tashma se nuk e njeh Kosovën si shtet, për shkak të disa vendeve anëtare.

Hoxhaj ka takue atje Zavendës/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Ambasadorin Alexander Vershbow, Ambasadorin amerikan në NATO dhe zyrtarë të tjerë të naltë të Aleancës.

 

Ky asht postimi i Hoxhajt:

 

Sot qëndrova për vizitë në NATO ku zhvillova takime të rëndësishme me Zëvendës/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Ambasadorin Alexander Vershbow, Ambasadorin amerikan në NATO dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Aleancës.

Biseduam si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë bilateral ndërmjet NATO-së dhe Kosovës. Shpresoj që nga fundi i këtij viti kjo marrëdhënie e re do të formalizohet. EH
Por, në njoftimin e Aleancës Veriatlantike për takimin, nuk përmendet askund posti i Hoxhajt e as Republika e Kosovës, mbasi NATO asht neutrale karshi statusit të Kosovës, për shkak të vendeve anëtare që s’e kanë njoft pamvarësinë.

 

2-hoxhajnato