Hoxhaj në Zvicër flet për pensionet e kosovarëve në këtë vend

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvillue vizitë zyrtare në Zvicër dhe në Lihtenshtajn.
Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj asht takue me homologët e tij, ministrat e jashtëm të të dyja shteteve, ku temë kryesore e takimeve ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve nga këto dy shtete në Kosovë. Në Zvicër, Hoxhaj ka bisedue edhe për çashtjen e pensioneve, ban të ditun nji komunikatë nga MPJ.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Hoxhaj ka takue udhëheqësin e Departamentit Federal për Punë të Jashtme, Didier Burkhalter. Ai ka folë për klimën e mirë për investime në Kosovë, me ç’rast ka kërkue sjelljen e investimeve nga Zvicra në vendin tonë, thekson komunikata.

“Në takimet që kisha më Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe me ministren e Lihtenshtajnit, biseduem për mbështetjen e këtyne vendeve sa i takon zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investorëve të ri në Kosovë, si dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Besoj që në të dyja çashtjet  kemi me pasë mbështetjen e tyne”, citohet se ka thanë Hoxhaj.

Po ashtu, në këtë takim, Hoxhaj ka adresue edhe çashtjen e pensioneve për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë punue në Zvicër. Ai ka thanë se shumë shpejt pret vendime pozitive në këtë drejtim.

“Në takimin me homologun tim zvicran kemi adresue edhe çashtjen e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që kanë punue në Zvicër dhe shumë shpejtë presim vendime pozitive në këtë drejtim”, ka përfundue Hoxhaj.