Hoxhaj : OJQ’t në veri financohen nga Rusia

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në Komisionin për Punë të Jashtme që po mbahet, ka thanë se ka dy tri OJQ, që financohen nga Rusia në veri, gja që na shqetëson.

Hoxhaj gjithashtu tha se Ballkani nuk ka qenë kurrë pa probleme, për shkak të tentimit për ndikimin rus dhe shtrimjen e tij.

Hoxhaj ka folë gjithashtu edhe për arrestimin e nënkolonel, Nehat Thaçi dhe ka ba të ditun se janë tue punue intesivisht për lirimin e tij.

“Ky asht nji lloj gjysë mandati i imi. Nuk mund të them se do të kem prioritete ma të veçanta se ato që janë parapa në planin qeverisës 2014. Në ditët e fundit në mënyrë intensive jemi marrë me arrestimin e Nehat Thaçit. Kemi ba dhe po bajmë çdo përpjekje që Thaçi me u lirue sa ma shpejt”, tha Hoxhaj.