Hoxhaj: Për arrestimin e Nehat Thaçit ka me u bisedue edhe në Bruksel

enverhoxhaj

Institucionet e Kosovës po bajnë të pamundunën për lirimin e drejtorit të policisë rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet e Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se ka nji komunikim direkt me autoritetet në Beograd dhe me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

Hoxhaj ka thanë për transmetuesin publik se vendosja e masës së paraburgimit asht përndjekje politike, dhe si e tillë asht e papranueshme.

Ministri Hoxhaj bani të ditun se rasti i arrestimit të Nehat Thaçit ka me u shtrue edhe në dialogun në Bruksel, dhe në çdo qendër ndërkombëtare.