Hoxhaj për gazetën vieneze kallxon kur ka m’u ratifikue Demarkacioni (foto)

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj në nji intervistë për nji të përditshme austriake ka thanë se marrëveshja për kufinin me Malin e Zi, pritet m’u ratifikue në Kuvendin e Kosovës gjatë muejit Mars të vjetit t’ardhshëm.

Hoxhaj i ka tregue gazetës vieneze ‘Weiner Zeitung’ se Kosova ka ba nji komision i cili ka m’u marrë me këtë çashtje.

“Komisioni duhet me prodhue nji raport dhe ka me sjellë nji vlerësim të saktë të situatës.

Pastaj na duhet me marrë nji vendim. Nëse diçka komplikohet nuk asht detyrë e politikanëve me komplikue edhe ma shumë.

Hoxhaj ka dhanë edhe afatin kur pritet me dalë në Parlement kjo çashtje.

“Qeveria e kalueme nuk ka arritë me kalue marrëveshjen për shkak se u rrxue. Kjo temë tash ka m’u diskutue në parlament ose gjatë Kallnorit ose gjatë Frorit. Marrëveshja ka m’u ratifikue deri në muejin Mars. Kjo ka me mundësue me përmbushë kriterin e fundit për vizat” ka thanë Hoxhaj.

Ish-kryediplomati kosovar ka thanë se shpreson se komisioni i ri ka me sjellë gjetje të sakta të cilat kanë m’u diskutue në Parlament edhe me opozitën.

“Kjo nuk asht çashtje ndërqeveritare, na kemi marrëdhanie të shkëlqyeme me Malin e Zi. Asht çashtje e mbrendshme me nji dimension të jashtëm” ka thanë ai.

Shperndaje në: