Hoxhaj: Qe çka po tenton me ba Serbia për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka akuzue Serbinë për tentativat e shumta për me bllokue Kosovën në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Në nji reagim në Twitter, Hoxhaj ka thanë se pret që Samiti i Triestes që do të mbahet këtë javë ka me sjellë ma shumë konstruktivitet nga ana e Serbisë dhe të mos ketë ma pengesa siç kanë qenë ditëve të fundit.

“Kohëve të fundit Serbia ka tentue me bllokue Kosovën në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Shpresojmë që Samiti i Triestes ka me sjellë vullnet ma të mirë për bashkëpunimin rajonal”, ka shkrue Hoxhaj.