Hoxhaj: Qe deri kur vlen propozimi i Veselit

Përfaqësuesit e Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), nesër kane me marre pjesë në takimin konsultativ të thirrun nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, por nuk kanë vendose ende nëse marrin pjesë në seancën e së Ejtes.

Këtë e ka ba të ditun nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj. Ai ka thane se propozimi i Kadri Veselit, se ai ka me u tërheqë nga kandidimi për kryetar të Kuvendit me kusht që partitë të tjera ta votojnë Qeverinë Haradinaj, vlen deri nesër në orën 10:00, tha Hoxhaj.

“Qëndrimi jonë asht na të marrim pjesë nesër në takimin konsultativ të partive politike që e ka ftue kryesuesi i seancës së Kuvendit dhe kjo ka qenë edhe marrëveshje që kemi ra në pajtim në takimin e fundit me kryesuesin. Tek mbas këtij takimi na kemi me dale me qartësi të plotë në raport me seancën, e cila asht thirrë në mënyrë të pakoordinueme me subjekte tjera politike”, tha Hoxhaj.