Hoxhaj: Radikalizmi asht importue nga OJQ dhe klerikë nga Lindja e Mesme

enverhoxhaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, të Hanën ka thanë se shumë vende tjera kanë eksportue ekstremizëm të dhunshëm në vendin e tij, i cili ka shënue nji përqindje ma të madhe të qytetarëve të saj që luftojnë për grupin Shteti Islamik (ISIS) sesa çdo komb tjetër në Europë.

Autoritetet thonë se rreth 70 qytetarë të Kosovës besohet se janë ende luftarë aktivë në Siri dhe Irak.

Enver Hoxhaj i ka thanë “The Associated Press” në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s se “radikalizimi i të rijve në Ballkan asht eksportue nga OJQ dhe klerikë të ndryshëm” nga Lindja e Mesme.

“Nuk mund t’i fajësojmë qeveritë e hueja” për përhapjen e radikalizmit në Ballkan, sepse “nuk kemi dëshmi për këtë”, ka thanë Hoxhaj.

Vitin e kaluem, Qeveria e Kosovës kaloi nji ligj që i denon me 15 vjet burgim qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në konflikte të armatosuna të hueja.

Qeveria e Kosovës ka thanë gjatë këtij viti se draft-masat kundër financimit të terrorizmit dhe pastrimit të pareve kanë marrë dritën e gjelbër për t’u votue në Parlament.

“Jemi shumë krenarë që, që nga shtatori, askush nuk e ka lëshue Kosovën për t’iu bashkue DAESH’it”, ka thanë Hoxhaj, tue përdorë akronimin arab për ISIS’in.