Hoxhaj reagon për ngritjen e shtatores së Milosevic’it

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reague ashpër ndaj iniciativës ma të fundit në Serbi për ngritjen e përmendores së diktatorit serb, Slobodan Milosevic.

Reagimi ka qenë i ashpër në Twitter, tue e konsiderue “nji përpjekje për me pastrue figurën e tij nga krimet”.

Në Twitter Hoxhaj ka shkrue: “Kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet në Serbi për të pastruar Slobodan Millosheviqin nga përgjegjësia për krimet e luftës dhe aktet gjenocidiale në Ballkan. Rehabilitimi i Millosheviqit është sulmi më serioz ndaj paqes dhe pajtimit në rajon. Një precedent shumë i rrezikshëm ndërkombëtarisht”.

Së fundi, në Serbi, në përkrahje të ngritjes së përmendores së Milosevicit nga ish partia e tij që tash udhëhiqet nga Ivica Dacic, ka dal edhe presidenti i këtij vendi, Tomislav Nikolic.