Hoxhaj s’e përjashton në t’ardhmen Arbitrazhin për Demarkacionin!

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thanë se nga ratifikimi i Marrëveshjes për Kufinin Shtetnor ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mvaret liberalizimi i vizave dhe integrimet europiane.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u aprovue e vetmja pikë e rendit të ditës ajo e Projektligjit për Ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit ka deklarue se nëse në t’ardhmen paraqitet ndonji fakt që e deshmon të kundërtën atëherë ligji e parasheh që ky proces mund të zgjidhet përmes Arbitrazhit apo përmes marrëveshjes direkte me Malin e Zi.

Kryediplomati kosovar ka thanë gjithashtu se asht lanë hapësinë në këtë dokument që me u rishikue ndonji pikë e ujdisë në pajtim me malazezët.