Hoxhaj: Serbia nese s’e njeh Kosovën, rajoni mbetet në ‘status quo’ (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thanë se rajoni ka me vazhdue të mbetet në status quo përderisa Serbia nuk ka me njoftë Kosovën.

Me këtë rast, Kryediplomati kosovar ka thanë se progresi në rajon mvaret krejtësisht nga angazhimi i SHBA’ve dhe BE’s.

Aty, Hoxhaj s’e ka përmend fare përpjekjet e Edi Ramës në këtë fushë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Globsec Tatra Summit” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

 

Në këtë forum ndërkombëtar, ku po diskutohet për aspektet e randësishme politike, ekonomike dhe financiare europiane, po marrin pjesë edhe ministra të jashtëm nga Europa dhe Ballkani Perëndimor, komisionerë nga BE dhe personalitete tjera.
Ministri Hoxhaj ka thanë se Kosova nuk mund të shihet si e ndame nga proceset në rajon.

 

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, rajoni ka me vazhdue të mbetet në status quo”, ka thanë ai.

 

Për ma tepër, Hoxhaj tue e përshkrue kontekstin e ri të zvillimeve në Ballkanin Perëndimor, potencoi edhe randësinë amerikane në krejt proceset.