Hoxhaj takohet me shefen e EULEX, diskutohet për vazhdimin e bashkëpunimit me EULEX

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritë në nji takim njoftues shefen e misionit të EULEX’it, Alexandra Papadopoulo tu e urue në detyrën e re.

Tue i shprehë mirëseardhje, Hoxhaj, në emën të institucioneve të vendit ka shprehë gadishmërnnë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim me misionin e EULEX’it për nji shtet të drejtë dhe ligjor që avancon çdo ditë në rrugën drejt BE’s.

Po ashtu, ministri ka falënderue Papadopoulou për kontributin e deritashëm që ky mision ka dhanë në Kosovë dhe ka theksue se “institucionet e Kosovës, tue koordinue aktivitetet janë të gatshme për me vazhdue bashkëpunimin me misionin e EULEX’it me qëllim të forcimit të rendit dhe ligjit”.