Hoxhaj takon homologun slloven, pajtohen për agjendë ekonomike!

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po qendron në Bled të Sllovenisë për me marrë pjesë në Forumin e Bledit, dhe para fillimit të Forumit të Bledit, Hoxhaj ka zhvillue edhe nji takim bilateral.

Ky takim shërbeu për me konfirmue marrëdhaniet e fuqishme politike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për me avancue agjendën e re në fushat e interesit dypalësh.
Sllovenia mbetet nji ndër investitorët ma të medhaj në Kosovë me afro 300 milion euro investime në fushën e telekomit, industrisë së naftës dhe teknologjisë.

Ministri Hoxhaj nesër ka me mbajtë nji ligjëratë në panelin e ministrave të Jashtëm të Forumit Strategjik të Bledit.

 

2-hoxhaj