Hoxhaj takon Mogherinin, kerkon me i ba presion ma shumë Serbisë

 

 

Ministri i jashtem Enver Hoxhaj po zhvillon nji vizitë dy ditore ne Bruksel e Strasburg  ku sot ka zhvillue nji takim me shefen e BE’s Federica Mogherini.

Mbas takimit Hoxhaj u deklaroi për mediat se ka kërkue nga Mogherini që të ketë ma shumë presion nga Bashkimi Europian (BE) ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkrueme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Zhvillova nji takim shumë të mirë dhe përmbajtësor me Shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE’së, Federica Mogherini. Diskutuem për shumë çashtje të zhvillimeve politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe raportet mes Kosovës dhe BE’së mbas nënshkrimit të MSA’së.

Theksova nevojën për ma shumë presion ndaj Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të arrituna dhe kushtëzim në rrugën e saj europiane nëse vazhdon të ketë qasje bllokuese ndaj Kosovës. Pa nji afatizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve, vështirë të flasim për progress dhe normalizim të mirëfilltë” ka thanë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe çashtja e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Hoxhaj ka shpreh se Qeveria e Kosovës ka vullnetin dhe gatishmëninë për me miratue sa ma shpejt këtë marrëveshje.

Hoxhaj pritet të takohet edhe me Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin për Punë të Mbrendshme, Dimitris Avramopoulos, Zavendësekretarin e Përgjithshëm e të NATO’s, dhe shumë eurodeputetë.