Hoxhaj tregon çfarë randësie ka takimi i sotëm Thaçi-Vucic

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka vlerësue takimin në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic, si shumë të randësishëm për fazën e ardhshme të dialogut mes dy shteteve.

Në nji postim në Twitter, Hoxhaj shkruen se arritja e paqes asht obligim i randësishëm i dy shoqnive.

“Takimi mes Presidentit Thaci dhe Vuciq është me rëndësi të madhe për fazën e ardhshme të dialogut. Paqja është obligim sublim për shoqëritë tona”, shkruen Hoxhaj.