Hoxhaj: Vetëm në këtë mënyrë ka kuptim dialogu me Serbinë

enverhoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thanë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë.

Këto komente i ka ba në Holandë, në nji ligjëratë në Institutin Clingendael për Marrëdhanie Ndërkombëtare.

Qe çka shkruen Hoxhaj në Facebook:

“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, mbajta një ligjëratë në Instutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes të tjerash, theksova se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundoj me njohjen e ndërsjellë”.