Hoxhaj vjen me nji bashkëpunim të ri më Këshillin e Europës!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takue në Strasburg, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjon Jagland me të cilin ka diskutue për thellimin e matejshëm të marrëdhanieve në mes Kosovës dhe Këshillit të Europës.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftue Sekretarin Jagland për zhvillimet politike në Kosovë, nevojën e raporteve më përmbajtjesore ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Europës dhe çashtje të tjera.

Hoxhaj asht shpreh optimist mbas takimit për fillimin e nji periudhe të re të bashkëpunimit.

 

2-hochajjogland