Hoxhaj: Zhvillimi ekonomik i Ballkanit parakusht për integrim

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qendron në Itali, ku po merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me liderë të shumtë nga rajoni dhe Europa, në Trieste.

Gjatë këtij samiti janë diskutue bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit në planin politik dhe atë ekonomik, si dhe planet që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit si parakusht për integrim në Bashkimin Europian.

“Gjatë samitit të Triestes temë kryesore ka qenë bashkëpunimi rajonal në plan politik në mes të shteteve të rajonit, asht diskutue edhe bashkëpunimi ma i mirë ekonomik në mes të ekonomive dhe shoqnive në rajon. Po ashtu, janë diskutue projekte konkrete që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit, që asht parakusht për m’u integrue në BE”, ka deklarue Hoxhaj, njofton kumtesa.