Hoxhaj: Zvogëlimi i ministrive, qe kur pritet me u ba!

Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka zhvillue nji takim me ambasadorin britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Mbas takimit, Hoxhaj ju ka përgjigj interesimit të mediave.

Hoxhaj ka folë edhe për reduktimin e qeverisë tue theksue se ka vullnet mbrenda PDK’s që numri i ministrive me u zvogëlue dhe se kjo, simbas tij, ka gjasa me ndodhë mbrenda kësaj vere, ndonëse, ka theksue se për këtë kanë me vendos Mustafa dhe Veseli.