Hoyt Yee i shkruen letër Stavilecit: Denon sulmin ndaj grues së tij (foto)

Zavendës ndihmës-sekretari amerikan, Hoyt Yee, me anë të nji letre dërgue Ministrit Blerand Stavileci, i ka shpreh keqardhje për sulmin ndaj bashkëshortes së tij, Vitorës.

“Ndigjova për sulmin e egër dhe t’ulët ndaj grues suej dhe desha që në emën të shumë miqve tuej në qeverinë amerikane me shpreh keqardhje ndaj teje dhe familjen suej, ndërsa Vitores shërim sa ma të shpejtë”, ka shkrue Hoyt Yee.

Ai ka thanë se pret nga autoritetet kosovare që të hetojnë rastin dhe se shpresojnë që sa ma shpejtë të sillën para drejtësisë ata që sulmuen gruan e Ministrit Stavileci mbasditen e së Hanës.

“Na kemi me vazhdue me punue me ju dhe Qeverinë tuej për me ndërtue nji t’ardhme të sigurt dhe me prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj. Me partnerë si ju, jam i sigurt se do të jemi të suksesshëm”, përfundon letrën e tij, Zv.ndihmës-sekretari amerikan.

Letrën e ka publikue Stavileci në profilin e tij në Facebook, tue e falënderue shtetin amerikan për përkrahje.

 

 

Postimi i Stavilecit

 

Edhe pse thellësisht të tronditur jemi të lumtur që kemi përkrahjen dhe vlerësimin më të lartë nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve.

Thank You USA!

Vitorja, Mia, Blerandi

Image may contain: text