Hoyt Yee të Mërkurën n’Shkup me paralajmërim

 

Përfaqesuesi i naltë i DASH don me i takue ndamas krenat e partive politike

Shtrëngohet rrethi për klasën politike në Maqedoni. Ndërsa partitë politike ende nuk kane mberri ne marreveshje mes tyne, si duket te Merkuren kane me gjete zgjidhje.

Meqenese, te Merkuren ne Shkup vjen Hoyt Yee, zavendesi i Victoria Nuland  per me u takue vecmas me krenat e 4 partive politike.

Yee, zëvendësi i Viktoria Nulandit, vjen ne Shkup dhe merr pjese në takime të veçanta krenat e 4 partive politike. Zv/asistenti i Sekretarit amerikan për çashtje europiane dhe euro-aziatike, vjen me mate  pulsin e partive politike për zgjidhjen e krizës, përfshi përpjekjet e tyne konkrete për arritjen e pajtimit. Vizita e Yee, gjatë ditës së nesërme, u konfirmue edhe nga ambasada amerikane në Shkup. Nuk asht ende e qartë agjenda e përfaqësuesit të nalte të departamentit amerikan të shtetit, por simbas burimeve të Alsat, vizita e tij dhe detajet konkrete të protokollit i janë komunikue edhe liderëve të partive kryesore në vend.