Hulumtim i KIPRED: AKI del i pabesueshem. Qe sa janë tjerat!

aki

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka dalë ma e pabesueshmja nga qytetarët si institucion i sigurisë.

Presidentja dhe Kryeministri pasojnë mbas AKI’s, të cilët kanë pësue ranie.

Këto të dhana janë nxjerrë nga nji hulumtim që ka realizu Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave me temën “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Nandor 2015 – Mars 2016”.

Në kuadër të këtij hulumtimi, KIPRED ka nxjerrë besueshmëninë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e sigurisë.

Ndryshe nga AKI, janë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë ma të besueshmet nga qytetarët e Kosovës.

3.69 asht nota që ka marrë si vlerësim FSK, nga nota pesë që ka qenë ma e madhja.

Ndërsa, Policia ka marrë notën 3.64.

Presidentja ka marrë notën 2.68, e Kryeministri 2.31.