Hulumtimi i Gallup: Kosovarët njerëzit ma bamirës në Ballkan

Kosovarët dalin të jenë njerëzit ma bamirës në rajon.

Këto janë të gjetunat e sondazhit të “Gallup” që perfshinë 140 vendet të botës.

Kosova ka 37 pikë, simbas sondazhit.

Gallup përmes nji sondazhi, në të cilin ka perfshi 145 mijë njerëz në gjithë botën, ka sjellë të dhana nga 140 vende se ku janë njerëzit ma bamirës.

Një përmbledhje të rezultateve të këtij hulumtimi të Gallupit e ka sjellë REL.

Shifrat në pasqyrën në vijim (nga 0-100) tregojnë gatishmëninë për me ndihmue – numrat ma të naltë, gatishmëninë ma të naltë për me ndihmue.

Simbas kësaj Birmania asht në krye të saj, pasue nga SHBA’të dhe Australia, ndërsa Kina e fundit me vetëm 11 pikë.
Kosova ka 37 pikë, kurse Mali i Zi e Serbia nga 20.

 

2-bamieresss