Humb jetën në Ulqin psikologia nga Prizreni

Në moshën 36-vjeçare asht nda nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu, në Ulqin.

E ndjera ka humb jetën në det, dje n’orët e mbasdites. Simbas familjarëve të saj, rreth orës 6:00 mbasdite, dy fëmitë e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngrit flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Ajo kishte hy për me i shpëtue fëmitë, kishte arritë me i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Simbas familjarëve, trupi i pajetë i saj asht gjetë mbas 3 orë kërkimesh.

Dua Dauti-Kadriu ka m’u varros sot në Prizren, rreth orës 17:00