Humb jetën turistja australiane në Qafën e Valbonës

Nji turiste australiane e humbi jetën në Qafën e Valbonës në Tropojë, mbasi ra aksidentalisht në humnerë.

Turistja 56-vjeçare me iniciale A.V në ato momente shoqnohej nga bashkëshorti i saj.

Edhe pse personat e pranishëm janë mundue me ia dhanë ndihmën e parë, rania nga naltësia 80 metra n’humnerë ka rezultue me humbjen e jetës.

Zona e Valbonës asht ndër ma të vizituemet nga turistët e huej.