Humb kandidati që ishte kundër Kosovës e pro Serbisë, zgjedhet Presidenti i ri i Austrisë

Alexander Van der Bellen e ka mund rivalin e tij të ekstremit të djathtë, Norbert Hofer për me u ba kreu i ri i shtetit të Austrisë.

Nji njoftim zyrtar kishte deklarue z.Van der Bellen si të zgjedhun fitimtar. Por, pamvarësisht nga dy sondazhe të ndryshme të daljes që i janë dhanë kandidatit nga krahu i ekstremit të djathtë në epërsi, burime të nivelit të naltë ka thanë për BBC se, kandidati i pamvarur z.Van der Bellen, I mbështetun nga të gjelbertit, ka me u ba Presidenti i ardhshëm i vendit, shkruan The Independent.

Ndërsa rezultatet e të Diellës kishin rezultuar me 51.1% për kandidatin Hofer , por që në fund rezultojë që Van der Bellen të jetë fituesi.

Hofer, pranoi humbjen e tij edhe përmes nji postimi në Facebook.

Hofer gjatë fushatës për President ka dale ashpër kundër Kosovës dhe anëtarësimit të saj në instancat europiane. Ai po ashtu shprehu simpati ndaj Serbisë dhe popullit serb.

Presidenca e Austrisë asht nji rol kryesisht ceremonial, por ka kompetenca të randësishme të tilla si aftësia për shkarkimin e kabinetit.