Hykmete Bajrami: Kosova nuk ngutet me i lirue kamionat e Serbisë

Kosova nuk ka pësue humbje të mëdha për shkak të masave të recipropcitetit me Serbinë, kështu tha për televizonin Rrokum Ministrja e Tregitisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Ajo shtoi se vetëm 10 % e numrit total të karburanteve që hyjnë në Kosovë hynë nga Serbia, dhe këtë sasi kompanitë kosovare tashma e marrin nga vendet e tjera.

Bajrami theksoi se pala kosovare nuk asht në nxitim për arritjen e marrëveshjes, sepse nuk ka presion nga kompanitë vendore, derisa në anën tjetër autoritetet në Beograd janë nën presion të vazhdueshëm nga kompanitë serbe.

Ministrja theksoi se gjatë bisedimeve, pala serbe ka tentue me garantue në mënyrë verbale se nuk ka me u shkaktu problem kompanive kosovare, por se autoritet kosovare nuk e kanë pranue këtë, tue kërkue nënshkrim në dokumenta.

Ajo gjithashtu theksoi se Kosova nuk po e shkel marrëveshjen me CEFTA’n dhe se masat e reciprocitetit me Serbinë janë ndërmarër në bashkëpunim me këtë organizatë.