“Hymja e Serbisë në BE mvaret nga marrëdhaniet me Kosovën”

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAlister, ka thanë se negociatat për pranimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhanieve ma të mira me Kosovën.

Qysh tha ai për ‘Courier’ të Beogradit, ky proces duhet gradualisht me çue në normalizimin e marrëdhanieve midis dy partive, me të gjithë ata që janë në gjendje me i ushtrue të drejtat e tyne dhe të përmbushin përgjegjësitë.

“Normalizimi i marrëdhanieve duhet me shkue në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe asht thelbësore ruejtja e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thanë ai, tue përshëndetë iniciativën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, për me nisë nji dialog të mbrendshëm për këtë çashtje, transmeton Indeksonline.

Shperndaje në: