Hyn në fuqi ‘pushimi humanitar’ n’Aleppo

Në qytetin sirian Aleppo prej orës 8:00 simbas kohës lokale, hyni në fuqi “pushimi humanitar”, i shpallun nga Rusia, me të cilën banorëve ka me ju mundësue me braktis qytetin.

Moska dje kumtoi se armëpushimi ka me zgjatë 11 orë.

Armata siriane dje theksoi se kjo ka me zgjatë tre ditë.

Në Berlin, presidenti rus Vladimir Putin tha se asht i gatshëm me i ndërpre “sa asht e mundun” sulmet ajrore.

 Shtabi i Përgjithshëm i armatës ruse dje kumtoi për hapjen e tetë korridoreve humanitare, gjashtë për evakuim të civilëve, të smunëve dhe të plagosunve dhe dy për tërheqjen e kryengritësve të armatosun.

Qeveria siriane kumtoi se i tërheq ushtritë nga pozicionet nga disa rajone në Aleppo në mënyrë që t’ju mundësoi kryengritësve me i braktis rajonet lindore të qytetit përmes korridoreve të formueme speciale.