Hyn n’fuqi marrëveshja për njohjen e certfikatave ADR

editaaaa

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka ba me dije se sot ka hy në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësueme nga BE.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka ba me dije se sot ka hy në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian.

Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallnave të rrezikshme mes dy shteteve simbas Konventës së ADR dhe prej sot me 25 Prill 2016 prej orës 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR’s të lëshueme nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinjë Serbinë, ka thanë ministrja Tahiri.
Në vijim e keni tekstin e plotë të Marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave të ADR’s në gjuhën angleze (në origjinal) dhe në gjuhën shqipe.
Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të Certifikatave ADR

Konkluzionet e kryesuesit të BE të datës 19 prill 2016

1. Palët zotohen për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare / Evropiane.

2. Palët pajtohen që reciprokisht ti pranojnë të gjitha standardet ndërkombëtare / Evropiane për transportin / bartjen e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).

3. Me këtë marrëveshje nuk preken detyrimet ndërkombëtare të secilës palë.

4. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 25 prill 2016.

5. Një grup për zbatim do të formohet nga BE që të monitorojë implementimin.

Brussels Agreement on mutual recognition of the ADR certificates

Conclusions of the EU chair of 19 April 2016

1. The parties commit to free movement of goods, including dangerous goods, without hindrance and in line with international/European standards.

2. Parties agree to mutually accept all international/European standards for the transport/carrying of dangerous goods, including all documentation in line with the ADR convention (certificates for drivers and vehicles).

3. The above does not affect each party\’s international obligations.

4. The above enters into force on 25 April 2016.

5. An implementation group will be set up by the EU to monitor implementation.