Hyseni: Askush s’mundet me luftue ekstremizmin vetëm!

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni ka deklarue se vetëm bashkëpunimi i ngushtë nderkombëtar, mund të jetë i suksesshëm në luftën kundër ekstremizmit dhe qasjes radikaliste.

Ai në seminarit “Rose Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO’s, ka thanë se radikalizmi i shoqnive të ndryshme tashma janë probleme komplekse dhe nuk janë probleme ekskluzivisht të nji vendi por janë probleme trans-nacionale.

“Na në Kosovë ka nji vit që kemi aprovue strategjinë për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, askush veçmas nuk mundet me luftue këtë të keqe por vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtare. Kosova ka demonstrue si askush tjetër ma shumë gatishmëninë për me bashkëpunue dhe rezultatet janë evidente, kemi nji vit që nuk kemi regjistrue asnji qytetar që të ketë shkue në Siri dhe Irak, por nuk përjashtojmë mundësinë që ndonji i radikalizuem me gjetë rrugë të treta”, tha ai.

Ministri Hyseni shtoi se rezultatet në Kosovë janë të prekshme dhe vije si rezultat i zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.