Hyseni e Maxhuni në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL

Me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL’it, ministri i Punëve të Mbrendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtue në Indonezi, për me marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të INTERPOL’it, e cila ka me i zhvillue punime nga data 7 deri më 10 Nandor.

Në këtë asamble mes tjerash pritet me u diskutue edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

Republika e Kosovës ka aplikue për anëtarësim dhe mvarësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit ka me u procedue edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim.