Hyseni: Kosova ka ngec n’luftën e trafikimit me qenie njerëzore!

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni, ka thanë se Kosova nuk ka shenue asnji progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Hyseni këto deklarata i ka ba gjatë takimit që ka mbajt sot me përfaqësues të sigurisë të komunave të rajonit të Prishtinës.

Situata me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, simbas ministrit Hyseni asht e njajta sikurse vitin e kaluem, ashtu si edhe kishte raportue Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai ka thanë se duhet të bahet ma shumë në luftimin e kësaj dukunie tek të rijtë.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme tha se parandalimi i këtyne dukunive, ka qenë qëllimi kryesor i organizimit të këtyne tryezave të fushatës.

Simbas tij, parandalimi asht ma pak i kushtueshëm se pasojat.