Hyseni: Ky asht fenomeni që po e rrezikon vendin!

Ministri i Punëve të Mbrendshme Skender Hyseni, në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvillue sot në Gjakovë nji takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni, ku u diskutue për “Trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm”.

 

Gjatë takimit Ministri Hyseni theksoi se 11 muej asnji qytetar i Kosovës nuk ju asht bashkue luftave të hueja – pra, grupeve terroriste ISIS, al-Nusra.

“Në Kosovë ky fenomen asht i pranishëm dhe duhet me shumë seriozitet të merremi me këtë problem dhe për këtë duhet funksionimi zinxhirorë i institucioneve të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të luftohen grupet kriminale që merren me tregtinë me njerëz”, tha ministri Hyseni.

Edhe në Gjakovë ministri Hyseni shprehi shqetësimin lidhun me numrin e shtuem të përdoruesve dhe të trafikimit të narkotikë dhe drogave.

“Kosova po kanoset ma shumë nga përdorimi i narkotikëve dhe drogës dhe asht shqetësuese se numri i tyne asht tue u rritë dhe kryesisht në shkolla të mesme ku mesatarja e femive që fillojnë përdorimin e narkotikëve asht 16-17 vjet.”, theksoi ministri Hyseni.