Hyseni në Asamblenë e Interpolit vjen me nji lajm të mirë për Kosovën!

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, të 85’të të INTERPOL e cila po i zhvillon punimet në Bali të Indonezisë, i asht drejtue sot kësaj asambleje me nji fjalë rasti.

Pikë e veçantë në punimet e ditës së sotme ishin kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

MPB, përmes nji komunikate për media, ka mohue t’i jetë refuzue kërkesa Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, tue hedh poshtë kështu deklaratat e djeshme të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic.

MPB ban me dije se këtë vit asambleja po diskuton vetëm për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese, “ndërsa mvarësisht nga kriteret që do të vendosen, votimi ka me u ba gjatë asamblesë së ardhshme të INTERPOL, që do të mbahet në Nandor të vitit të ardhshëm në Peking”.

Ministri Hyseni paraqiti në detaje arsyetimin e kërkesës për anëtarësim, tue theksue shkallën e naltë të përgaditjes profesionale të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera për rend e ligj.

Hyseni ka ba ftesë që kërkesa e Kosovës për anëtarësim me marrë trajtimin e merituemm gjatë vendosjes së kritereve.