Hyseni: Në zona të luftës 73 kosovarë, kryesisht gra e femi!

Ministri i Punëve të Mbrendshme Skender Hyseni, asht takue me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së rajonit të Prizrenit, me ç’rast ka thanë se edhe 73 qytetarë nga Kosova, janë pjesëmarrës në luftat e hueja.

Tue fole për radikalizmin e dhunshëm Hyseni gjatë këtij takimi ka deklarue se që 11 muej, nuk ka pasë raste të ikjes së kosovarëve në luftat e vendeve të hueja.

Parandalimi i këtij fenomeni asht ba falë bashkëpunimit që kemi ba bashkarisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimit të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftat e hueja, ku janë arrestue persona që janë marrë drejtpërdrejtë në përfshimjen dhe pjesëmarrjen e njerëzve në luftat e hueja. Shqetësues mbetet fakti se simbas informacioneve, në zona të luftës kemi ende 73 qytetarë tanë kryesisht gra dhe femi”, tha ministri Hyseni.

Gjatë këtij takimi që ai e ka zhvillue sot në Prizren, u ka kërkue këtyne forumeve që punohet në parandalimin e trafikimit me njerëz tue thanë se në Kosovë kjo dukuni asht egzistente.